Disa sjellje të nënave shtatzëna, që ndikojnë te foshnjat e tyre
Sipas një studimi, depresioni dhe ankthi te gratë shtatzëna mund të rrisin shanset e lindjes së parakohshme. Por ka edhe gjëra të tjera që ndikojnë te foshnja juaj.
Këtu, do të mësoni disa lloje të sjelljeve që është mirë t’i shmangni gjatë shtatzënësië, shkruan Indeksonline.
Fjalosja
Fjalosja shkakton ankth dhe depresion, kështu dëmtohet fëmija juaj. Mund të ndikojë në shëndetin e foshnjës, vecanërisht në sistemin imunitar dhe në tru.
Konsumimi i sheqerit
Nënat që konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit gjatë shtatëzanisë kishin fëmijë me aftësi të dobëta të të mësuarit dhe të kujtesës.
Pushimi në vaskë apo saunë
Nxehtësia ekstreme në një sauna apo vaskë është shqetësimi kryesor gjatë shtatëzanisë. Mund të jetë relaksuese, por nuk është mirë për fëmijën tuaj.
Të qani
E qara gjatë shtatëzanisë është normale sepse mund të bëheni më sentimentale. Por mund të jetë e dëmshme. Duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave të ndryshme si humbja e oreksit, ndjenjat e fajit, gjumi i tepërt./Indeksonline/