16:04 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / C E

Disa të infektuar te Newcastle, po negociohet që ndeshja të shtyhet

Një numër i konsiderueshëm i lojtarëve dhe stafit kanë rezultuar pozitiv në COVID/19 .

Newcastle ndeshjen e radhës e ka të premten me Aston Villan, megjithatë gjasat që ajo lojë të zhvillohet janë minimale, shkruan Indeksonline.

Në qoftë se ky takim shtyhet për ndonjë ditë tjetër, atëherë kjo do të ishte ndeshja e parë në Premier Ligë që pezullohet që nga startimi i sezonit 2020/21.

Newcastle është në dialog me Premier League për shtyrjen e mundshme të ndeshjes pasi skuadrës së tyre u tha që të qëndronte larg fushës së tyre të stërvitjes. /IndeksOnline/