14:17 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Disa të lënduar në aksionin e VV-së, autoambulanca shihet në stacionin policor (Foto)

Janë disa persona të lënduar nga aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje që u zhvillua mesditën e sotme përballë Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë.

Të lënduar ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe nga stafi civil, raporton Indeksonline.

Një autoambulancë është parë në oborrin e stacionit policor duke iu ofruar ndihmë të paktën dy personave të lënduar.

Në këtë aksion policia arrestoi shtatë aktivistë të VV-së, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës.

Të arrestuarit po zhvillonin aksion në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave./Indeksonline/