Disa të plagosur në një fshat të Podujevës

Një rast i rëndë ndodhi sot në Podujevë, ku si pasojë e një mosmarrëveshjeje u plagosën disa persona.
Burime të Indeksonline pohojnë se rasit ka ndodhur diku rreth orës 15:40, në fshatin Lupq të Epërm.
Dyshohet se numri i të plagosurve është katër.
Konteksti dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje akoma nuk janë bërë të ditura.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar.