Disa të plagosur nga dhuna në Serbi, përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e Vuçiqit

Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën ditë radhazi.
Sipas raportimeve, mbështetësit e Vuçiq hodhën flakadanë drejt protestuesve pranë zyrave të Partisë Progresive Serbe, transmeton klankosova.tv.
Derisa protestuesit kundër qeverisë përgjigjën duke thyer dritaret e ndërtesave.
Policia serbe ndërhyri dhe u vendos jashtë godinës për të mbrojtur objektin, ndërsa Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq konfirmoi se një oficer u plagos gjatë përplasjeve.
Ai kërkoi rikthimin e rendit dhe ligjit në vend, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe paqes shoqërore.
Këto ngjarje ndodhin pas më shumë se nëntë muajve të protestave të vazhdueshme kundër presidentit serb Vuçiq dhe qeverisë së tij, të cilat kanë intensifikuar tensionet politike në Serbi.