22:01 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Disa tradita zvicerane që emigrantët duhet t’i dinë

Në Zvicër, kultura është e çmuar. Panairet tradicionale, festivalet dhe lojërat mbahen gjatë gjithë vitit.

Zvicra është shumë më e pasur me kulturë dhe tradita sesa çokollata tipike, djathi dhe orët luksoze që turistët e duan.  Shpesh emigrantët përpiqen të zhyten në kulturën e vendit vetëm të ndihen si në shtëpi.

Rëndësia e arinjve në Bernë

Shumica e turistëve  e njohin parkun e ariut në pjesën lindore të Bernës, por shumë veta nuk e dinë se pse dhe si u bë ariu simbol i qytetit. Legjenda zvicerane thotë se Berchtold V, Duka i Zahringen, e quajti qytetin e Bernës pas kafshës së parë që ai gjuajti me sukses në pyll në shekullin e 12-të, përcjell albinfo.ch.

Festivali L’Escalade në Gjenevë

Çdo vit, qytetarët e Gjenevës festojnë fitoren e tyre kundër një sulmi të Dukës së Savojës dhe ushtarëve të tij në një natë të ftohtë e të errët në vitin 1602 me një festival të mbushur me ushqim, pije dhe kostume të periudhës që zhvillohet në fundjavë para ose pas 11 dhjetorit. Fëmijët zviceranë vishen dhe shkojnë derë më derë duke kënduar këngën Escalade tani më një himn i Gjenevës.

Sporti i Hornussen

Luaj një lojë të Hornussen që të ndjeheni  banor i vërtetë i Zvicrës. Loja, e përshkruar shpesh si një kombinim i golfit dhe bejsbollit, thuhet se ka origjinën nga fermerët zviceranë, përbëhet nga dy ekipe dhe një disk i quajtur Nouss, i cili  goditet drejtë  ekipit kundërshtar, përcjell albinfo.ch.

Schwingen

Schwingen është një nga sportet kombëtare të Zvicrës. Schwingen thuhet se ka  origjinën nga Zvicra mesjetare dhe është bërë një nga zakonet më të çmuara të Zvicrës. Një nga festivalet më të famshme të Schwingen është Eidgenössisches Schwing– und Älplerfest, që mbahet vetëm çdo tre vjet.