75 Mall Live Search
16:37 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / k.v

Disa vende të Podujevës që 15 orë pa energji elektrike

Prej mbrëmë rreth orës 23:00, një pjesë e qytetit të Podujevës ka mbetur pa energji elektrike.

Lexues të IndeksOnline kanë njoftuar se pjesa të “Qershiat e Llapashtices”, fshati Sekiraqë dhe Gllamanik kanë mbetur pa rrymë.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj ndërprerje 15 orëshe, mirëpo banorët janë revoltuar me situatën e krijuar./IndeksOnline/