Disa veteranë lëndohen gjatë protestës para Kuvendit (Video/foto)

Disa veteranë të luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës kanë pësuar lëndime gjatë protestës së sotme që po mbahet para objektit të Kuvendit në shenje pakënaqësisë për heqjen e kësaj kategorie nga paga minimale, raporton IndeksOnline.
Protestuesit janë bartur me autoambulancë ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia e Kosovës është kujdesur për bartjen e të lënduarve drejt autoambulancës siç shihet edhe në videon e mëposhtme:
