75 Mall Live Search
12:55 / E Diele, 06 Prill 2025 / L A

Disa vite më parë fitonte trofe me Barcelonën, ja ku përfundoi ish-mbrojtësi francez

Një foto e një ish-lojtari të Barcelonës është bërë virale gjatë këtyre ditëve.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu pas pensionimit të tij nga futbolli, ka zgjedhur një karrierë jashtë futbolli duke punuar si shitës në dyqanin e njohur të veshjeve sportive, “Intersport”, në Marsejë të Francës.

Ai u vu re nga disa klientë të cilët nuk ngurruan që të bëjnë një fotografi me ish-mbrojtësin francez.

Mathieu, kishte qenë pjesë e skuadrave si Sochaux, Toulouse, Valencia, Barcelona dhe Sporting.

Ai njihet për kohën e tij te Barcelona, ku ishte pjesë e asaj skuadre që fitoi “Tripletën” në sezonin 2014-2015./IndeksOnline/