12:50 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Disa zakone që e “plakin” trupin

E dini që nëse qëndroni ulur për më shumë se 8 orë në ditë, ka rrezik të dukeni 8 vite më të plakur? Njësoj si kjo që lexuat, ka shumë gjëra të tjera që ndikojnë tek plakja e parakohshme dhe mirë është t’i parandaloni.

1. Qëndrimi ulur

Njerëzit që qëndrojnë ulur pjesën më të madhe të kohës dhe nuk ushtrohen duken 8 vite më të vjetër nga ç’janë në të vërtet. Qëndrimi ulur për shumë kohë është provuar se shkurton gjatësinë e kromozomeve, prandaj ekspertët sugjerojnë të paktën 30 minuta në ditë aktivitet fizik dhe këshillojnë të çoheni çdo 30 minuta për një shkëputje të vockël.

2. Vathët e rëndë

Vathët e rëndë, ushtrojnë shumë peshë dhe forcë në zonën më delikate të veshëve. Kjo bën që forma e veshëve të ndryshojë dhe të lëkura të plaket më shpejt. 

3. Mungesa e shokëve të ngushtë

Duket se lënia pas dore e shoqërisë na çon drejt problemeve me shëndetin dhe plakjen. Eshtë provuar se vetmia rrit shanset për të vdekur më herët dhe pasojat e saj janë krahasuar herë pas here me ato që vijnë nga duhanpirja.

4. S’bëni dush pas palestre

Jo vetëm që nuk është higjenike, por duhet të kujtoni që djersa irriton lëkurën dhe e dëmton atë, duke e bërë të duket më e plakur. Prandaj, këshillohet gjithnjë që lëkura të lahet në mëngjes dhe para para gjumit, që djersa dhe toksinat të dalin jashtë.

5. Konsumi i shumë sheqernave gjatë ditës

Kur konsumojmë shumë ushqime të procesuara dhe sheqerna, niveli i stresit tonë rritet, e ndërsa lëkura plaket më shpejt, si pasojë e “luftës” së sheqerit me kolagjenin.