75 Mall Live Search
11:21 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / F.R

Disa zona të Mitrovicës pa ujë sot, shkak niveli i ujit në kanalin e “Ibër-Lepencit”

Gjatë të shtunës do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor Ibër-Lepenc, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, gjë që do të ndikojë edhe në ujin e pijshëm. 

Sipas KRU “Mitrovica”, në disa zona do të ketë mungesë të ujit. 

“Ju njoftojmë se nga kompania ‘Ibër-Lepenc’ jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvoglim të nivelit të ujit në kanalin kryesor ‘Ibër-Lepenc’. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth”, thuhet në njoftim.
Ekipet po monitorojnë situatën dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”.