12:48 / E Martë, 14 Shtator 2021 / OSH

Disa fëmijë te “Mati 1” gjuajnë me gurë veturat në qarkullim!

Disa fëmijë në orët e mbrëmjes po dalin te lagjja “Mati 1” në Prishtinë dhe po gjuajnë me gurë veturat që po hasin.

Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihen disa fëmijë teksa e godasin me gurë një veturë e cila ishte në lëvizje.

S’dihet nëse ndonjë veturë ka pësuar dëme materiale po padyshim që ky veprim i tyre është i rrezikshëm dhe i dëmshëm./IndeksOnline/