Disenjatori Pierre Cardin vdes në moshën 98 vjeçare

Disenjatori legjendar i modës Pierre Cardin, i njohur për disenjet e tij Space-Age, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.
Cardini ishte vetëm 14 vjeç kur filloi si një nxënës rrobaqepësie.
23-vjeçar, ai u transferua në Paris, studionte arkitekturën dhe punonte me shtëpinë e modës “Paquin” dhe më vonë me Elsa Schiaparelli. Në kryeqytetin francez, ai u takua me regjisorin e filmit Jean Cocteau dhe ndihmoi në krijimin e maskave dhe kostumeve për filmin e vitit 1946 “La Belle et La Bete”./Indeksonline