18:53 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Diskoteka ‘Hallall’ në Arabinë Saudite

Një klub i natës “Hallall” pritet që të hapet në Arabinë Saudite , thuhet në raportimet e fundit nga shteti arab.

Brendi i klubeve të natës ‘White’ tha javën e kaluar që një degë e rë do të hapet në qytetin bregetar, Jeddah.

Në këtë lokal pritet të shërbehen pijet jo-alkoolike.

Kundërshtarët e kësaj diskoteke kanë shprehur frustrimin në rrjetet sociale duke thënë që nuk pranojnë veprime të ndaluara në plazhin e Jeddahs./Indeksonline/