“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidenten dhe ministrin e Tanzanisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.
Takimet, siç përshkruan Osmani, u karakterizuan me diskutim të hapur dhe miqësor, shkruan IndeksOnline.
“Me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes.
Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në midis Kosovës dhe Tanzanisë”, u shpreh Osmani.
Presidentja e vendit është duke qnëdruar në EBA, në kuadër të Samitit Botëror për Qeverisje./IndeksOnline/

