07:20 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Diskutim për investimin në kujdesin gjatë fëmijërisë së hershme

Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot organizojnë konferencën rajonale “Investimi në kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme: faktet, mundësitë dhe sfidat”.

Konferenca shihet si një mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme.