Diskutimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ZRRE-ja kërkon nga mediat të mos xhirojnë (Video)

Zyra e Rregullatorit për Energji pak më parë ka nisur takimin në të cilin do të diskutohet për çështjet kryesore të procesit që ka të bëjë me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Megjithëse, për të përcjellë nga afër këtë diskutim kanë qenë edhe mediat, nga këta të fundit është kërkuar fikja e kamerave, gjë e cila është kundërshtuar nga gazetarët.
Në takim do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRRE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.
ZRRE-ja ka paralajmëruar se mediat do të kenë mundësi të xhirojnë vetëm në dhjetë minutat e parë, kurse pjesa tjetër e debatit nuk mund të xhirohet apo incizohet./IndeksOnline/