14:41 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Diskutohet për formimin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani, nën një ombrellë

Biznesmenët e njohur në Hamburg, ish- zv.ministri Gani Dreshaj e Bashkim Bejiqi pritën në takim ish-Gjeneralin e KFOR-it, Erhard Bühler, Kryetarin e Rrjetit të Bizneseve në Gjermani, Mustafë Abazi Fokusi ishte në formimin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani, nën një ombrellë.

Qëllimi i këtij rrjeti do të ishte përfaqësimi i çdo biznesi, shoqate apo firme shqiptare në Gjermani, në Bundestagun Gjerman. Ky rrjet do të drejtohet nga ish-Gjenerali i KFOR-it në Kosovë, Erhard Bühler.

Bashkimi i të gjitha shoqatave, rrjeteve e firmave shqiptare në Gjermani, nën një ombrellë, nën drejtimin e Gjeneralit Bühler, do të forconte pozitën e bizneseve shqiptare në Gjermani, dhe përfaqësimi i tyre nga ish-Gjenerali do të bënte që problemet tona e tuajat të dëgjohen e zgjidhen në mënyrë efikase.

Kjo nismë vlen vetëm për shoqatat, rrjetet dhe firmat në territorin gjerman e do të përfaqësohen denjësisht në Bundestagun gjerman, nga ish-Gjenerali i KFOR në Kosovë, Erhard Bühler. Delegatët e takimit kanë thënë se assesi kjo shoqatë e rrjetit të bizneseve, nuk do të ngjyroset politikisht. Asnjë parti politike kosovare nuk ka çasje në këtë nismë.

Kjo nismë është bërë që Kosova të ndihmohet më shumë ekonomikisht e politikisht nga diaspora shqiptare, e cila është më e fuqishme se kurrë ekonomikisht. Zëri i bizneseve shqiptare do të shkojë deri tek Bundestagu gjerman.

Ky takim ishte vetëm fillimi i idejave të shumta që do të bëhen publike në muajt në vazhdim.