75 Mall Live Search
07:22 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Diskutohet për ngecjen e projektit të ujësjellësit në Orllan

Organizata Jo Qeveritare “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”  organizon sot tryezë diskutimi lidhur me implementimin e projektit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethin.

Gjatë kësaj tryeze po ashtu do të diskutohet rreth mundësive për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Orllanin  me fshatrat përreth si dhe kujdesi për ambientin dhe mirëmbajtja e pastërtisë përreth lumenjve dhe liqenit të Batlaves.

OJQ ‘Sundimi i Demokracisë’ gjate vitit 2017 ka drejtuar kërkesa në drejtim të institucioneve për shtrirjen e ujësjellësit ne Orllan dhe fshatrat për rreth. Për ketë janë zotuar mjetet për  “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan – Podujevë”.
 
Duke e marr në konsideratë nevojën e banorëve te Orllanit dhe fshatrat për rreth  për ujë të pijes dhe shqetësimin e tyre se vazhdimisht janë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme duke konsumuar ujë të kontaminuar e bën pothuajse urgjente fillimin e implementimit të projektit ne fjalë .

Projekti i trajtimit të ujërave të zeza ka filluar në fund te vitit 2017 dhe sot do të diskutohen arsyet pse ka ngecur ky projekt dhe pse nuk janë përfshi dyzet % e shtëpive të fshatit Orllan në ketë projekt? 

OJQ ‘Sundimi i Demokracisë’ vlerëson se është shumë e rëndësishme qe Liqeni i Batllavës dhe fshatrat që gjenden përreth tij të trajtohen me interes të veçantë duke e pas në konsideratë se është edhe zonë kufitare dhe është interes shtetëror të gjej forma dhe mundësi për zhvillimin ekonomik të kësaj zonës . 

Qëllimi i tryezës së sotme po ashtu është  krijimi i mundësive nga institucionet përkatëse  komfor ligjit për zhvillimin e turizmit që ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Edhe Kujdesi për ambientin dhe mirëmbajtja e pastërtisë përreth lumenjve dhe liqenit të Batllaves kanë rendësi te veçantë.

Në të kaluarën janë bërë disa përpjekje që përmes aktiviteteve një ditore  kanë vendosur disa shporta përreth liqenit , mos mirëmbajtja e tyre e rregullt ka tregu se rezultati I vendosjes se tyre  e ka qen  vetëm për pesë dit ,derisa është mbushur një here. 

Mirëmbajtja e vazhdueshme do te kishte dy e më shumë  efekte pozitive ku gjate gjithë sezonit veror liqeni do te mbrohet nga mbeturinat dhe nuk do te ketë mundësi qe mbeturinat e grumbulluara të hidhen në ujë qoftë nga era qoftë nga qenet endacak apo edhe nga persona të pa ndërgjegjshëm.

Po ashtu në muajin shtator dhe tetor niveli i ujit në liqen e Batllavës është në piken më të ulet dhe kjo do të shfrytëzohet për tu pastruar i gjithë shtrati i liqenit qe nuk është i mbuluar nga ujë .

Diskutimi rreth kësaj teme qëllim ka lehtësimin dhe koordinimin e institucioneve përkatëse (MMPH , K. Podujevës , K. Prishtinës ) për bashkëpunim në realizimin e ndonjë projekti për mirëmbajtje të vazhdueshme të pastërtisë përreth lumenjve që derdhen ne liqenin e Batllavës duke e përfshirë edhe vet liqenin , sidomos gjate sezonit veror.