Diskutohet për reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë
Sot do të mbahet tryezë për kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim
UNDP do të mbajë tryezë të rrumbullakët mbi kontrollin e Armëve të Vogla dhe të
Lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë
Në këtë konferencë do të flasin, Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të
Brendshme dhe Koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e
Përhershme , Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Gazmend
Hoxha, Drejtor i Divizionit për Siguri Publike, Policia e Kosovës, si dhe
zyrtarë të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë.
Tryeza do të mbahet të premten me 10 maj, në ora 10:00, në Ministrinë e Punëve
të Brendshme, salla P02.
Objektivat e kësaj tryeze janë: Sigurimi i transferimit të njohurive mbi
politikat e OKB-së dhe BE-së dhe masat aktuale për reduktimin e armëve të
paligjshme; diskutimi mbi gjendjen aktuale dhe masat aktuale në Kosovë për
reduktimin e armëve të paligjshme; krimit të bazuar në gjini dhe plaçkitjeve të
armatosura; Diskutimi mbi masat për të adresuar më tej nivelin e harmonizimit
të kornizave ligjore për kontrollin e armëve në Kosovë me legjislacionin e
BE-së, Traktatin e Tregtisë së Armëve dhe Protokollin e Armëve të
Zjarrit.