16:25 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Diskutohet për situatën e sektorit privat dhe programin e rimëkëmbjes ekonomike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në takimin e zhvilluar sot me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), ka biseduar rreth programit ekonomik të Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimit me asociacionet e biznesit për fuqizimin e sektorit privat.

Bajrami i njoftoi  përfaqësuesit e OAK-së me angazhimin e MF-së dhe Qeverisë së Kosovës për të trajtuar nevojat dhe kërkesat e bizneseve. Ajo nënvizoi se programi i Qeverisë Hoti për rimëkëmbjen ekonomike të vendit do të krijojë një dinamikë të re e cila do të nxisë aktivitetin ekonomik në vend.  

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës e njoftuan znj. Bajrami rreth situatës me të cilën po përballen bizneset kosovare dhe ofruan bashkëpunimin e tyre për të tejkaluar vështirësitë e bizneseve.