07:51 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Diskutohet për statusin e personave të plagosur para luftës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do të mblidhet për të diskutuar mbi dy çështje të rëndësishme.

Fillimisht do të diskutohet lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës.

Për këtë çështje janë ftuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica, Avokat i

Popullit, Hilmi Jashari dhe përfaqësues të shoqatës.

Po ashtu, diskutim në komision do të ketë lidhur me çështjen e peticionit të Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë. /Indeksonline/