75 Mall Live Search
08:33 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Diskutohet raporti i KE-së për Kosovën

Grupi për Studime Juridike dhe Politike nga ora 11:00 në Prishtinë mban tryezën e diskutimit me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.

Pjesë e panelit është shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtori i organizatës “Çohu!”, Arton Demhasaj dhe drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha.

Në këtë diskutim panelistët dhe pjesmarrësit tjerë do fokusohen në analizimin e të gjeturave kryesore të Raporti të Vendit 2019, si dhe do të identifikojnë mesazhet kryesore që Komisioni Evropian dërgon për Kosovën.