75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Diskutuan për barazinë gjinore në Forcat e Armatosura, të gjithë i tallën sepse paneli ishte vetëm me meshkuj

Një ngjarje e fundit në të cilën diskutohej barazi gjinore në Forcat e Armatosura, nuk shkoi ashtu siç parashihej.

E gjitha kjo pasi njerëzit janë tallur me fotografinë e e publikuar në internet.

Paneli ishte i gjithi me meshkuj, përderisa diskutohej për barazinë gjinore, transmeton Indeksonline.

Diskutimi i Grupit të Barazisë Gjinore për Mbrojtjen e Gruas kishte për qëllim gjetjen e mënyrave për të fituar më shumë gra në punë të larta ushtarake.

Në përpjekje për t’u shpjeguar u tha se burrat ishin zgjedhur në rolet e tyre si zyrtarë të lartë dhe se sipas tyre asnjë prej këtyre roleve nuk u plotësua nga gratë./Indeksonline/