75 Mall Live Search
10:03 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Dislokimin i trupave serbe pranë kufirit me Kosovën, SHBA-ja e shqetësuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shprehur shqetësim pas dislokimin e trupave ushtarake serbe në kufrin e Kosovës, përmes një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë përderisa kanë njoftuar në njoë bisedë telefonike mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe këshilltarit për siguri kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.

Sullivan ka theksuar gatishmërinë e SHBA-së për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.

“Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai vuri në dukje vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, thuhet në njoftimin.

Bisedën me Sullivanin e lajmëroi edhe kryeministri Kurti dje në Tëitter, ku diskutuar edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për të cilin këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së ka thënë se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën.

Kurti ka thënë se gjatë bisedës me Sullivanin ka kërkuar ndihmë më të madhe nga SHBA-ja kundër planeve ushtarake të Serbisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tyë premtën kërkuan nga Serbia që t’i tërheqë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën dhe që sulmuesit në rastin e Banjskës të mbahen përgjegjës.

Ndërsa NATO-ja ka vendosur për shtim të trupave në Kosovë.