23:05 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Disney do të shpëtoj miliona dollarë pas largimit të Johnny Depp nga ‘Pirates of the Caribbean’

Me largimin e aktorit Johnny Depp nga Pirates of the Caribean, filmi do të shpëtoj rreth 90 milionë dollarë.

Në tetor, DailyMail kishte raportuar se Depp nuk do të shfaqet në pjesën e gjashtë të filmit, i cili u ko9nfirmua në dhjetorë, shkruan Indeksonline.

Në revistën e njohur ‘Fobres’ u deklarua se në serinë e fundit të filmit i cili u shfaq në vitin 2017, ‘Dean Men Tell No Tales’ çmimi i tij ishte 90 milionë dollarë, shumën të cilën do të kishte marr edhe në pjesën e gjashtë.

Ndërsa, aktori thuhet se përveç rolit ishte i përfshirë edhe në shkrimin e skenarit.

Ndryshe, ‘Dead Men tell No Tales’ ka grumbulluar 172.5 milionë dollarë, ndërsa kishte një buxhet prej 230 milionë dollarësh./Indeksonline/