22:13 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Disney Plus” paralajmëron shikuesit se filmat e vjetër kanë pëmbajtje raciste

Shikuesit që u regjistruan për të parë Disney + lexuan mbishkrimin  me pohimin e përmbajtjeve raciste dhe fyese në disa filma të vjetër.

Filmi origjinal “Dumbo” është njeri prej tyre i cili shfaq një personazh të quajtur Jim Crow që flet më theks stereotipik afrikano-amerikan.

Disney nuk është studioja e parë që shton një deklaratë që shfaq paragjykime racore ose përmbajtje tjetër shqetësuese. Për shembull, Warner Bros bëri një deklaratë të ngjashme për filmin vizatimor : “Tom dhe Jerry”.

Këta filma vizatimore përfaqësojnë atë çfarë ka qënë Amerika dikur por sot këto nuk përfaqësojnë shoqërinë e sotme prandaj këto përshkrime ishin të gabuara atëherë dhe janë të gabuara edhe sot, :deklaron WarnerMedia.