75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / MSH

Distancimi nga koalicioni LEVICA po konsiderohet akt patriotik

Paralajmërimi për formimin e një qeverie të re me parti ekstreme si Levica, u pa se nuk është i pranueshëm për të gjithë, duke vërshuar me komente të ashpra, madje edhe nga vetë mbështetës të partive shqiptare që janë pjesë e këtij skenari.

Qytetarët dhe jo vetëm, u pa se me asnjë kusht nuk e pranojnë një qeveri të tillë që nuk ka legjitimitet, bëhet për pazare të ulëta dhe pushtet, pa asnjë kusht dhe pa platformë nga subjektet shqiptare.

Reagimet e shumta në rrjetet sociale e quajtën koalicionin Levica si një vetëvrasje politike dhe hiç më shumë ato parti dhe individë që kanë bërë ortakëri me Mickovskin, do të pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Por derisa bëhen këto zhvillime dramatike në skenën politike për të larguar forcat pro evropiane dhe të kthejnë ato nacionaliste, akoma ka kohë që shumë deputetë të distancohen nga ky skenar.

Në vijë të këtyre zhvillimeve dramatike në Maqedoninë e Veriut pati reagime të shumta gjithandej nga Shqipëria e Kosova, media të ndryshme që po e trajtonin rikthimin e nacionalistëve në pushtet, nga shoqëria civile, opinionistë e kështu me radhë.

Lexo edhe: