75 Mall Live Search
16:29 / E Premte, 03 Qershor 2022 / MSH

Distria e artë në Grand Slam në Tbilisi

Distria Krasniqi është kurorëzuar me edhe një medalje të artë.

Xhudistja pejane pati një performancë të jashtëzakonshme në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi të Gjerogjisë, duke marrë medalje të artë në kategorinë -52kg, raporton Indeksonline.

Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kursenë raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Brazili, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria fitoi luftën e saj kundër holandezes, Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale e mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

Ajo mposhti në finale hungarezen Reka Pupp.