75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / B O

Distria ia siguron medaljen e parë Kosovës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Xhudistja kosovare dhe e arta Olimpike, Distria Krasniqi, ia ka siguruar sot Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e ka mposhtur në gjysmëfinale xhudisten spanjolle, Ana Perez, përcjell KosovaPress.

Me këtë fitore, Krasniqi tani do të përballet në finale për medaljen e artë, me fituesen e ndeshjes mes marokenes Soumiya Iraoui dhe kroates Ana Viktorija Puljiz.