75 Mall Live Search
17:26 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / L A

Distria jonë vazhdon dominimin, kryeson ranglistën botërore në xhudo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur suksesin e saj të radhës.

Ajo ka fituar medaljen e artë për të katërtën herë në “Paris Grand Slam”, pasi mposhti spanjollen, Ariane Toro Soler me ippon.

Teksa sot doli dhe renditja më e fundit e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) dhe Unionit Evropian të Xhudos (EJU).

Sipas renditjes më të fundit, Distria mban sërish vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg, me plot 6,510 pikë, e ndjekur nga Marscha Ballhaus në vend të dytë dhe Uta Abe në vend të tretë./IndeksOnline/