75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Distria kalon në gjysmëfinale, e mposht për dy minuta xhudisten serbe

Distria Krasniqi ka shënuar fitore me Ippon ndaj serbes, Andrea Stojadinov, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Distria fitoi për 1 minutë e 11 sekonda, në kategorinë -48 kg.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk. Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë.

Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne. Përveç garës për medalje, ajo do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020. /IndeksOnline/