75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 19 Gusht 2025 / H F

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova prezantojnë xhudon kosovare në “Expo Osaka” në Japoni

Kosova është prezantuar  në “Expo Osaka 2025”, më 16 dhe 17 gusht 2025 përmes dy ikonave të sportit, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.  

 Kampionet olimpike ndanë me publikun japonez, siç thuhet, historinë frymëzuese të suksesit të tyre, nga sallat e vogla të stërvitjeve në Kosovë deri te majat e sportit botëror.

“Ato realizuan demonstrime unike me fëmijë, duke dhuruar buzëqeshje, motivim dhe një shembull të fuqishëm se si sporti bashkon kultura dhe gjenerata”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Xhudos në Kosovë. 

“Vizitorët patën mundësi të përjetojnë nga afër shpirtin e xhudos kosovare përmes fotove, bisedave miqësore dhe momenteve të paharrueshme, duke e kthyer këtë ngjarje në një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë.

Ky event ishte jo vetëm një çast krenarie për Kosovën, por edhe një urë miqësie dhe respekti mes popullit të Kosovës dhe atij të Japonisë”.