10:47 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Distria Krasniqi e nis me fitore, mund ukrainasen

Distria Krasniqi e ka mposhtur ukrainasen Maryna Cherniak në meçin e saj hapes në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi të shtunën në mëngjes.

Krasniqi e dominoi ukrainasen në kategorinë -48 kilogramë dhe siguroi kalimin meritor në rundin e dytë.

Marusa Stangar e Sllovenisë do të jetë kundërshtarja e saj e radhës.

Ndërkohë, sot me herët, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova i fituan ndeshjet e tyre hapëse, po ashtu, me këtë të parën që u rikthye në gara pas një lëndimi të gjatë 14 muajsh.