Distria Krasniqi e pret në çerekfinale xhudisten serbe
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, do të përballet me xhudisten serbe Andrea Stojandinov, në çerekfinale të Grand Prixit të Turqisë.
Për t’u kualifikuar në finale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk.
Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa për të ardhur deri në këtë pikë xhudistja serbe u detyrua të fitojë kundër rumunes Monica Ungueranunë rundin e parë dhe kinezes Yao Xiong në rundin e dytë.
