75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 24 Mars 2023 / Gj. Sh

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë

Xhudistja, Distria Krasniqi, i ka sjellë Kosovës medaljen e argjendtë nga Grand Slami i Tbilisit në Gjeorgji.

Krasniqi ishte e pafat në finale, ku u mposhta nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova me IPPON, shkruan IndeksOnline.

Kampionia olimpike e Kosovës arriti në finale pasi mposhti  gjermanen Mascha Ballhaus në gjysmëfinale me IPPON.

Ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Afrika jugore Charne Griesel, në çerekfinale mposhti prapë me Ippon gjermanen Amber Ryheul./IndeksOnline/