75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 29 Prill 2022 / A. M.

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Ajo për të bronztën mundi gjermanen, Mascha Ballhaus, kategoria -52 kg.

Është kjo medalja e katërt në Evropian për senior për Distrian.

Flaka Loxha (-57 kg), zuri vendin e shtatë, suksesi më i madh i saj në Evropianin e seniorëve.

Nesër garojnë Akil Gjakova e Laura Fazliu. /