Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje në Doha të Katarit

Distria Krasniqi ka siguruar pjesëmarrje në finalen e Masterit që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti Melanie Clementin.
Krasniqi bën gara në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Tani ajo garon për medaljen e artë dhe në finale ballafaqohet me japonezen Tonaki Funa.
/Indeksonline/