11:42 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Distria Krasniqi në gjysmëfinale, kjo është kundërshtarja e saj

Distria Krasniqi po vazhdon me formë fantastike sot në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kampionia olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrel

Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Giles është medaliste e bronztë e Lojërave Olimpike të Tokyos, kurse së fundmi u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.