75 Mall Live Search
12:38 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Distria Krasniqi rikthehet në Paris, e nis me fitore Grand Slamin e xhudos

Disa muaj pasi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit, Distria Krasniqi u rikthye përsëri për të garuar.

Krasniqi, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Slamin e xhudos.

Xhudistja kosovare në luftën e parë shënoi fitore ndaj francezes, Alyssia Poulange, në kategorinë deri 52 kilogramë.

Kundërshtarja e saj morri tre dënime dhe Krasniqi e fitoi ndeshjen me Ippon.

Në raundin e ardhshëm, Distria do të përballët me xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez./IndeksOnline/