Distria Krasniqi sërish merr Medaljen e Artë

Distria Krasniqi, për herë të katërt merr medaljen e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.
Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.
Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris 2024. Në këtë garë marrin pjesë vetëm më të mirët në kategori.
Ndërsa, Nora Gjakova, pas pak lufton për të bronztën.