Distria Krasniqi siguron medalje në Paris, kualifikohet në finale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit të Parisit.
Kampionia olimpike arriti fitore në gjysmëfinale ndaj xhudistes japoneze, Kisumi Omori, shkruan Indeksonline
Krasniqi siguroi një medalje, kurse në finale do të luaj ndaj xhudistes nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.
Kujtojmë që Distria Krasniqi deri në finale arriti të fitonte në katër përballje në kategorinë -52 kilogram./Indeksonline/
