Dit zie për futbollin, Vdes ish kryetari i Liverpulit

Ish-kryetari dhe pronari i Liverpool-it, David Moores, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Njoftimin për vdekjen e Moores e ka publikuar edhe klubi i Liverpulit përmes faqes zyrtare, transmeton Indeksonline.
“Mendimet e të gjithëve në Liverpool FC janë me familjen dhe miqtë e Davidit në këtë kohë të vështirë”, thuhet në një deklaratë nga klubi.
David Moores ishte pronar i klubit anglez prej vitit 1991 deri në vitin 2007, ku pasi shiti aksionet i tij në klub ai morri titullin president nderi i përjetshëm.
Liverpool fitoi 10 trofe të mëdhenj gjatë mandatit të tij 16-vjeçar, duke përfshirë Ligën e Kampionëve në 2005./Indeksonline/