13:14 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / MSH

“Dita 1”, kështu thotë Mourinho në stërvitjen e tij të parë me Fenerbahçen

Tashmë ka filluar aventura turke e “The Special One” me Fenerbahçen.

Trajneri portugez, nisi këtë të enjte sfidën e re të karrierës së tij, si trajner i Fenerbahçes, duke e ndarë ditën e parë të punës me ndjekësit e tij në rrjetet sociale: “Dita 1”.

Pas mbërritjes në Stamboll një ditë më parë, Mourinho i është futur punës këtë të enjte në qendrën stërvitore të Fenerbahçes në Samandira.

Ardhja e Mourinhos në Turqi, padyshim që është një ndër ardhjet e mëdha të këtij kampionati duke ditur nivelin, dhe skuadrat që ka menaxhuar “Special One”, shkruan IndeksOnline.

Mourinho, së fundmi ishte trajner i Romës ku fitoi Ligën e Konferencës në vitin 2022, por u shkarkua në fillimin e këtij viti pas rezultateve të dobëta./IndeksOnline/