75 Mall Live Search
16:55 / E Diele, 02 Prill 2023 / S Z

Dita Botërore e Autizmit, Kurti: Po angazhohemi për heqjen e stigmatizimit të fëmijëve me autizëm

Shënimin e Ditës Botërore të Autizmit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e vazhdoi me vizitën në qendrën e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK).

Aty, pati rastin të takoj dhe të bashkëbisedoj me stafin e ANAK, si dhe me prindërit dhe fëmijët që vizitojnë rregullisht këtë qendër. Ai dëgjoi nga afër tregimet, nevojat, sfidat, sukseset dhe dëshirat e tyre.

Kryeministri foli për solidaritetin e qeverisë dhe angazhimin e saj për të hequr stigmatizimin e fëmijëve me autizëm, dhe në të njëjtën kohë për mbështetjen institucionale të personave me aftësi të kufizuara përmes masave të punësimit si ajo 1.6 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, angazhimit të 100 asistentëve për fëmijë në shkolla vitin e kaluar, nismave ligjore dhe mbështetjes financiare për organizata jo-qeveritare.

 Qeveri e Republikës së Kosovës në vazhdimësi angazhohet në krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar.​/IndeksOnline/