08:46 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Dita Botërore e Bioetikës: Presidenti dhe ministri mungojnë në konferencë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mungon në konferencën njëditore me moton “Barazia, Drejtësia dhe Paanshmëria”, që organizohet në kuadër të Ditës Botërore të Bioetikës, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu, në këtë konferencë që organizohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Njësia Kosovare e Bioetikës në UNESCO, mungon edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Përfaqësues për këtë ministri ka qenë, Bajram Bujupi, sekretar i ministrisë.

Ai ka thënë se “temat qe do te shtjellohen në këtë konferencë janë shumë të rëndësishme”.

“Jemi të nderuar që jemi pjesë e këtij takimi shkencor këtë vit ne fusha të rëndësishme si në mjekësi dhe ligj, për të shtjelluar çështjet biotike”.

“Nuk kemi dyshim se shoqëria jonë është më e avancuar dhe tani çështjet e bioetikës kuptohen me mire”.