07:06 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dita botërore e popujve vendas

Dita Ndërkombëtare e Popujve Indigjenë të Botës festohet çdo vit më 9 gusht dhe ka për qëllim që të promovojë dhe mbrojtur të drejtat e popullsisë indigjene të botës.

Kjo ngjarje gjithashtu njeh arritjet dhe kontributet që njerëzit vendas bëjnë për të përmirësuar çështjet botërore siç është mbrojtja e mjedisit.

Festimi kësaj dite u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1994, duke shënuar ditën e takimit të parë të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara për Popullsitë Indigjene të Nënkomisionit për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në vitin 1982.

Njerëzit nga vende të ndryshme për këtë ditë inkurajohen të marrin pjesë në festimin e kësaj dite për të përhapur mesazhin e OKB-së mbi popujt indigjenë. Aktivitetet mund të përfshijnë forume edukative dhe aktivitete në klasë për të fituar një vlerësim dhe një kuptim më të mirë të popujve indigjenë.