07:36 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dita Botërore e solidarizimit me popullin e Palestinës

Dita Botërore për Solidaritet me popullin e Palestinës shënohet çdo 29 nëntor.

Këtë vit kjo datë shënohet në një kohë të trazirave, vështirësive dhe problemeve me të cilat vazhdon të përballet Palestina.

Konflikti dekadësh i Palestinës për vetëvendosje, pavarësi dhe jetë të dinjitetshme, ende është duke u përballë me vështirësi të mëdha, duke përfshirë; pushtimin ushtarak të territorit të Palestinës, dhunën e vazhdueshme, paqartësi në lidhje me arritjen e paqes dhe kushte tejet të rënda humanitare dhe ekonomike, sidomos në Gaza.