75 Mall Live Search
14:40 / E Hënë, 25 Maj 2026 / AR

Dita Botërore e Tiroides: Gjëndra që ndikon në gjithë trupin

Sot shënohet Dita Botërore e Tiroides, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin gjëndrën tiroide dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Gjëndra tiroide është një organ i rëndësishëm i sistemit endokrin, i cili ndikon në metabolizëm, energji dhe funksione të ndryshme të organizmit. Çrregullimet e saj mund të shfaqen në formë të hipotiroidizmit, hipertiroidizmit apo noduseve tiroide.

Këto gjendje shpesh shoqërohen me simptoma si lodhje, ndryshime në peshë, rrahje të çrregullta të zemrës dhe ndryshime në humor, ndërsa në shumë raste mund të mbeten të pazbuluara për një kohë të gjatë.

Dita Botërore e Tiroides shërben për të informuar publikun mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe trajtimit në kohë të sëmundjeve të kësaj gjëndre.