Dita Botërore Kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit

Më 9 nëntor 1938 nisi gjenocidi ndaj hebrenjve, i cili njihet si më i madhi në historinë njerëzore.
Por kjo filloi edhe më herët që në vitin 1933, e deri më 1945 u vranë miliona njerëz nga regjimi nazist. Në përgjithësi, rreth 11 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në mizoritë e shtetit nazist.
Ky gjenocid u bë i njohur si Holokausti. Dhuna sistematike kundër popullit hebre filloi me “Kristallnacht”, masakër që ndodhi më 9 nëntor 1938, kur shtëpitë e hebrenjve, dyqane dhe vende adhurimi u sulmuan në të gjithë territoret e pushtuara nga nazistët.
Emri “Kristallnacht” do të thotë “Nata e qelqit të thyer”. Dita Ndërkombëtare Kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit shënohet për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërive për t’i dhënë fund urrejtjes.